Putin deklaron se mund të dërgojë policinë në Bjellorusi nëse është e nevojshme
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ka formuar një forcërezervë të policisë për të ndërhyrë në Bjellorusi nëse është e nevojshme, porsesipas tij ai moment nuk ka ardhur akoma.
Duke folur në TV shtetëror Rus, ai tha se Presidenti iBjellorusisë Aleksandër Lukashenko i kishte kërkuar të krijojë një rezervë tëcaktuar policie dhe ai e ka bërë atë.
"Ne gjithashtu u pajtuam që nuk do të përdoret derisasituata të dalë jashtë kontrollit," i tha ai Rossiya 1TV.
Putin tha se Rusia e ka detyrim të ndihmojë Bjellorusinë përsigurinë e saj, duke sjellë në vëmendje aleancën e ngushtë të dy vendeve dhe lidhjete thella kulturore, etnike dhe gjuhësore midis dy kombeve.
Ai tha se forca e re rezervë nuk do të hyjë në Bjellorusi,përveç nëse "elementët ekstremistë që përdorin parulla politike kapërcejnënjë kufi të caktuar dhe fillojnë vjedhjet e armatosura, duke i vënë zjarrveturave, shtëpive, bankave, apo përpiqen të të hyjnë në ndërtesat e qeverisë"
Ai shtoi se "në përgjithësi, situata tani po qetësohet".
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki tha që Putinishte duke përdorur idenë e rivendosjes së kontrollit në Bjellorusi për tëfshehur një shkelje armiqësore të ligjit ndërkombëtar.
Ai tha se plani duhet të tërhiqet menjëherë.
Rusia dhe Bjellorusia janë anëtare të Organizatës sëTraktatit të Sigurisë Kolektive, të përbërë nga një numër vendeshpost-Sovjetike.
Të dy vendet krijuan një bashkim në 1996 që promovoi njëintegrim më të madh si dhe duke u garantuar qytetarëve të drejtën për të punuardhe banuar lirshëm në të dy vendet.
Presidentirus, Vladimir Putin, ka vlerësuar reagimin e Minskit në protestat që kanëpërfshirë vendin pas zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se Kremlini është më"neutral" për krizën në Bjellorusi, sesa Shtetet e Bashkuara oseBashkimi Evropian.
"Sipasmendimit tim, sjellja jonë në lidhje me ngjarjet në Bjellorusi është shumë më erezervuar dhe neutrale se ajo e vendeve të tjera, evropianëve dhe amerikanëve",tha Putin.
Zgjedhjet e diskutuara të z. Lukashenko të 9 gushtitshkaktuan protesta të mëdha.
Të paktën 13 gazetarë u arrestuan në qendër të kryeqytetit,Minsk, të enjten përpara një proteste të planifikuar të opozitës.
Ministria e brendshme tha se ata ishin dërguar në njëstacion policie për kontrollet e identitetit dhe do të liroheshin nëseakreditimi i tyre ishte i saktë.