Kreu i BDSH thirrje Ramës: Mos nxit përçarje mes shqiptarëve në Mal të Zi
Zgjedhjete së dielës së 30 gushtit në Malin e Zi po priten me optimizëm nga partitëshqiptare, duke qenë se këtë herë paraqitën më të unifikuara, nëvetëm dy koalicione.
Por Mehmet Zenka, Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili bën pjesë në një koalicion prej 5 partish, dhe njëkohësisht ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në kabinetin aktual të Malit të Zi, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të kryeministrit Rama dhe Ministrit Cakaj drejtuar shqiptarëve të Malit të Zi për të votuar njërin prej koalicioneve shqiptare. Më herët Rama kishte shpallur mbështetjen edhe ndaj Gjukanoviçit.
Deklarata e plotë
Të nderuar bashkëkombas,
Tre ditë e fundit para se shqiptarët në Maltë Zi duhet të dalin e të votojnë dhe të përcaktohen për njërin nga koalicionetshqiptare, ndodhi diçka e pa precedent nga disa udheheqës të politikës të shtetit Amë.Ministri i punëve të jashtme në detyrë dhe kryeministrit Rama, prononcohen medeklarata tejet shqetësuse dhe të rrezikshme për shqiptarët në Mal të Zi.
Ministri i punëve të jashtme në detyrë Cakaj,me pozicionimin e vet në përkrahje të njërit nga koalicionet shqiptare haptasnxit përçarje në mes shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa kryeministri Rama nëdeklaratën e djeshme fton shqiptarët nëMal të Zi të votojnë PDS-në, ndërsa sot ibashkëngjitet ministrit të vet të punëve të jashtme dhe përcaktohet nëmbështetjen e të njejtit koalicion (Listës Shqiptare). Sjelljet e këtilla të pa përgjegjshme dhe jashtëzakonisht tërrezikshme për ne shqiptarët të cilët jetojmë në Mal të Zi ngjallin indinjatëtë thellë tek ne dhe nxisin përçarje tëthella mes nesh.
Zotikryeminister dhe minister po ju kujtojmëqë shqiptarët në Mal të Zi kanë dal në dy lista, njëra është KoalicioniShqiptarë – Bashkë Nji Za- (PD,UDSH-LDnëMZ)dhe tjetra Lista Shqiptare (Alternativa,Forca,LDSH) dhe minimumi të cilinshqiptarët në Mal të Zi e kan pritë nga ju ishte të ftoni elektoratinshqiptarë që të përcaktohen për njërin nga këto dy koalicione, sepse vetëm kështu do të u ruante uniteti messhqiptarëve në Mal të Zi.
Edhe koalicioni të cilin ne e përfaqsojmë ( Koalicionishqiptarë ‘’Bashke Nji Za’’) përmbahet nga partitë shqiptare dhe ka përkrahjene 50% e elektoratit shqiptarë i cili voton shqip. Përkundër faktit qëkoalicioni jonë ka konkurencë koalicionin tjetër shqiptarë neve patëm guximin tiftojmë shqiptarët që të percaktohen për njërin nga këto dy koalicione (në tëgjitha prononcimet tona publike), duke mos dashur që të nxisim përcarje mes shqiptarëve.
Me sjelljet e juaja po i thelloni përçarjetmes nesh çka është tepër e rrezikshme për shqiptarët në Mal të Zi. Edhekoalicioni shqiptarë ‘’Bashke nji za’’ shtrihet në të gjitha trevat e Malit tëZi ku jetojnë shqiptarët me degë dhe organe tjera partiake, gjithashtu jemiparti të cilat jemi më të vjetra në Mal të Zi (fillimet e viteve ’90) dhe kemipërkrahur të gjitha proçeset pozitive integruse Euroatlantike të Malit te Zi.Neve me këtë shkresë nuk po ju drejtohemi nga firika e humbjes së votave përshkak të përkrahjes tuaj të hapur për koalicionin tjetër sepse e dimë kush jemidhe çfarë perfaqësojmë. Arsyeja, ftesadhe mesazhi jonë i vetëm qe po ju drejtohemi është:
– KUR NUK KENI QENË KURRË TË ZOTËT QË TË NANDIHMONI DHE MBËSHTESNI NË REALIZIMIN E ASPIRATAVE TONA POLITIKO-EKONOMIKE,ATËHERË JU LUTEMI MOS NA DËMTONI DUKE NXIT PËRÇARJE ME SJELLJET E JUAJA TEJET DESTRUKTIVE PËR NE SHQIPTARËT NËMAL TË ZI.-
Posaçërisht dëshirojmë që tifaleminderohemi ish Presidentit dheKryeministrit të Shqipërise Z. DR. SALI BERISHA ,Presidentit të Shqipërise Z.ILIR META, kryetarit të Partisë Demokratike të Shqiperisë (PD) Z. LULZIM BASHA, ish Presidentit të Shqiperisë Z. BUJAR NISHANI si dhe kryetarit të Partisë Demokratike tëKosoves (PDK) Z. KADRI VESELI të cilët si lider të vërtetë shqiptarë meautoritet e tyre të palëkundur tek neshqiptarët në Mal të Zi, ftuan që të VOTOHET SHQIP DHE TË PËRKRAHEN LISTATSHQIPTARE, të vetdijshëm që Shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë jetësore përprononcime të tilla inkurajuse dhe shpresdhënëse të cilat frymzojnë dheudhezojnë kah e mira e përgjithshme për gjithë shqiptarët të cilët jetojmë këtejkufirit.
Dëshiroj ti drejtohem popullit shqiptarë në Mal të Zi:
- BASHKËKOMBAS TË NDERUAR JEMIKOALICIONI I PARË SHQIPTARË I CILI ËSHTË KRIJUAR NË KËTO ZGJEDHJE, DHE JEMIPARTI TË CILAT NUK KEMI FONDE POR AS DËSHIRË QE TË LOBOJMË NË NXITJEN EPOLITIKAVE PËRÇARËSE, PRANDAJ APELOJ TEK JU, -JU LUTEM MOS BINI VIKTIMË E PRONONCIMEVE DESRTUKTIVEDHE DËMPRURËSE TË CILAT VIJNË MU NË PRAG TË ZGJEDHJEVE NGA CILADO ANË DHE NGACILËTDO POLITIKAN QË VIJNË-.
DERINË VDEKJE BESNIK IDEALIT TONË KOMBËTARË -ASHTU ZOTI MË NIMOFT-
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve(UDSH)
dhe Antar i Koalicionit Shqiptarë –Bashkë NjiZa-
Mehmed Zenka