Vulin: Po krijohen kufijtë e "Shqipërisë së Madhe"

Zyrtarët në Beograd kritikuan mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në shtetin fqinj.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin e konsideron këtë mbështetje si mesazh për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe kontroll të Malit të Zi nga shqiptarët në të ardhmen.

"Kur kryeministri i Shqipërisë mbështet publikisht Gjukanoviç në zgjedhjet në Mal të Zi, nuk është sekret që po krijojnë kufijtë e "Shqipërisë së Madhe" dhe nuk e fshehin se ne te ardhmen e konsiderojnë veten zot të Malit të Zi.

Mbështetja duhet të meritohet dhe në sytë e Ramës dhe Thaçit nuk ka asnjë meritë më të madhe se sa urrejtja ndaj serbëve dhe Serbisë.

Serbët thonë, vijon Vulin, se nëse vëllai nuk do të vëllanë, atëherë do të ketë një të huaj për zot, e besoj se kjo shprehje popullore në serbisht nuk ka nevojë të përkthehet në Mal të Zi", mbyllet reagimi i ministrit serb