Covid-19 në Kosovë: 4 viktima dhe 157 raste të reja

Në Kosovë u konfirmuan 4 viktima dhe 157 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, i cili foli në një konferencë për gazetarët në Malishevë.

Ramadani tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 511 mostrave.

Ai po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 154 pacientë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 12,840.

Prej tyre, gjithsej 492 pacientë kanë humbur jetën dhe 8,942 janë shëruar.

Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,406 raste.