Kosovë, gjashtë të vdekur dhe 141 raste të reja me koronavirus

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ditën e enjteka njoftuar se në institucionet spitalore në Kosovë, aktualisht  po marrin kujdesin mjekësor 491 pacientë,prej tyre 385 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhespitale.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 14 pacientë janënë respiratorë, 25 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa324 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Ditën e enjtë në Kosovë u konfirmuan edhe 141 raste  të reja me koronavirus dhe gjashtë përsonanuk munden tja dilnin mbanë.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 12.981raste pozitive.

Prej tyre,498 pacientë kanë humbur jetën dhe 9.085 janë shëruar.