Një tjetër ish-luftëtar i UÇK-së thirret në Hagë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2020, 12:52
Edhe njëtjetër ish-pjestar i UÇK-së është ftuar nga Gjykata Speciale për njëintervistim.
Ka qenë Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i cili nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook” ka njoftuar se ish-luftëtari Skënder Zhita është i ftuari i rradhës nga Gjykata Speciale.
“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë”- ka shkruar ai.
Gjykata Speciale deri tani ka ftuar qindra ish pjestarë të UÇK-sëpër intervistim.