Gjukanoviq: Zgjedhjet, vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se zgjedhjetparlamentare të 30 gushtit do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë sëMalit të Zi, përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtetaleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë, njoftoi partia e tij të mëkurën.
Gjukanoviq tha se po zhvillojet një “luftë mediatike dhepolitike” kundër tij dhe Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS), përta vënë Malin e Zi “nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës” dhe për ta penguaratë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Gjukanoviq tha se DPS nuk do të lejojë që "ideologjia eerrët e mesjetës" të mbizotërojë në zgjedhje.
Me këtë, ai iu referua Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi,e cila ka udhëhequr një seri protestash kundër qeverisë së tij.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka mohuar akuzatse Serbia, aleate e afërt e Rusisë, është duke ndërhyrë në zgjedhjet në Mal tëZi përmes mediave dhe kishës.
Një ligj për pronat fetare në Mal të Zi ka shkaktuarprortesta të serbëve tash e sa muaj.
Serbët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë prej 620,000banorësh të Malit të Zi.
Sipas kundërshtarëve, ligji do të çojë në konfiskimin epronës së Kishës Ortodokse Serbe nga shteti malazez, gjë që mohohet nga Qeveriamalazeze.
Në zgjedhje, partia në pushtet e Malit të Zi, DPS, do tësfidohet nga një grup pro-serb dhe një aleancë tjetër opozitare që e akuzonGjukanoviqin dhe qeverinë e tij për korrupsion të përhapur.
Sondashet e opinionet tregojnë se DPS do të fitojë shumicëne votave, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme. / Radio Evropa e Lirë