Covid 19, Rita Ora mesazh Kosovës: Mbani maskë!

Këngëtarja e njohur Rita Ora iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës tëmbajnë maskën në publik dhe të mbrohen nga koronavirusi. Ajo iu bashkohetartistëve të tjetër me famë botërore që përcjellin mesazhe ndërgjegjësimi.

Në total, Kosova regjistron mbi 12,800 raste pozitive dhe deri më tanikoronavirusi u ka marrë jetën mbi 490 pacientëve. Sfidë e afërt për qeverinëështë fillimi i vitit të ri shkollor.

Gjendja e vështirë e krijuar në Kosovë nga përhapja e madhe e koronavirusitdhe numri i lartë i viktimave ka nxitur disa artistë të njohur me famë botëroretë përcjellin mesazhe ndërgjegjësimi për publikun. E fundit që iu bashku nismëssë UNICEF në Kosovë, është këngëtarja Rita Ora.

“Jam e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë prekurnga Coronavirusi. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj. Vendoseni maskën,respektoni distancën fizike dhe kujdesuni për higjienën tuaj. Unë e mbaj maskënjashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë së bashku fundin ekëtij virusi”, thakëngëtarja në mesazhin e saj. 

Në total, Kosova ka regjistruar mbi 12,800 raste pozitive. Prej tyre, 492pacientë kanë humbur jetën dhe 8,942 janë shëruar.

Sfidë e parë për vjeshtën për qeverinë e Kosovës mbetet tani fillimi ivitit të ri shkollor. Deri tani Ministria e Arsimit parashikon që mësimi tëzhvillohet në tre skenarë, të cilët përfshijë kthimin në shkolla, mësimin e kombinuardhe mësimi në distancë.

Qeveria ka miratuar mbi 13 milionë euro për realizimin e këtyre skenarëve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se në shumicën e shkollavetashmë kanë filluar përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë të vititshkollor.

“Ne jemi të vetëdijshëm se po marrim përsipër një rrezikme hapjen e shkollave sipas procedurave, që duhet të ndiqen në kushtet epandemisë. Prandaj, kërkohet kujdes ekstrem i nxënëseve, prindërve, arsimtarëvedhe komunave, që shkollat të mos kthehen në vend ku përhapet virusi”, tha Hoti pas mbledhjes së qeverisë.

Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, në kuadër të masave kufizuese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.