Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama mbështet Gjukanoviç: Faleminderit që ekziston! Basha thirrje bashkombasve të votojnë partitë shqiptare
Vetëm katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, kryeministri shqiptar Edi Rama ka regjistruar një video-mesazh, ku shpreh publikisht mbështetjen për Milo Gjukanoviçin dhe partinë e tij Social Demokrate.
Në videon e publikuar nga media “in4s.net”, Rama fletedhe serbisht, kur përsërit sloganin e partisë së Gjukanoviç,”Me vendosmëri përMalin e Zi”.
Më tej në videon e regjistruar në ndihmë tëmikut të tij Gjukanoviç, Rama shprehet “faleminderiti dashur Milo, që ekziston".
Rama: Faleminderit Milo që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Shqipërinë, shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë dhe në rajon dhe gjithashtu për rajonin tonë në përgjithësi. Ajo çfarë nuk ke bërë ende për Malin e Zi, nuk mund ta gjykojë unë, por ja lë popullit tënd. Por, ajo që ka bërë Milo Gjukanoviç për Malin e Zi dhe për rajonin, duhet të bëjë krenarë, të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe të bëjë të gjithë prindërit në Malin e Zi, të ndihen të sigurtë për fëmijët dhe nipërit e tyre. Nuk e di çfarë do të ishte Mali i Zi sot, pa njeriun që e udhëhoqi këtë vend të bukur drejt pavarësisë dhe drejt Europës. Të gjithë e dimë, se sot, Mali i Zi nuk krahasohet me vendin e varfër dhe të dobët që ishte, kur nisi rrugëtimi i gjatë drejt një të ardhme më të mirë, nën drejtimin vizionar të Milos.
Evo ga, Rama progovorio srpski pic.twitter.com/3ytlvJNwVa
— Pedja Vasiljevic (@PedjaVasiljevic) August 26, 2020
Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, LulzimBasha, përmes një thirrje në facebook ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi të dalin masivishtnë zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.
Basha: Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që tëdalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listatshqiptare.Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare,ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe tëgarantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.Ne krenohemi me faktin qëshqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malittë Zi dhe në përmbushjen e aspiratës sëanëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojëqë në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin eintegrimit europian të Malit të Zi.Forcimi i përfaqësimit të partiveshqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetinnë vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe përintegrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.
Partitë shqiptare në Malin e Zi garojnë me njëlistë të përbashkët, për të maksimalizuar votat. Koalicioni është nënshkruarmes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes DemokratikeShqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva.