Erl Murati: Pse i jap të drejtë Ramës që mbështet Gjukanoviçin në Mal të Zi
Protagonizmi i kryeministrit Edi Rama nuk ndalet.Ai u shfaq sot me anë të një videomesazhi duke folur serbisht dhe bërë fushatë nëmbështetje të Milo Gjukanoviçin dhe jo partive shqiptare.
Lidhur me këtë situatë, gazetari Erl Murati ka këtëshpjegim.
"MiloGjukanoviç është një personazh kontrovers që shpesh herë është quajtur dhe si një nga kokat e kontrabandës apo punëve jotë pastra në Ballkan. Por nga ana tjetër ai është drejtuesi kryesor proeuroatlantik i Malit të Zi. Duhet të jemi të qartë, më 30 gusht ka zgjedhje nëPodgoricë ku partia qeverisëse e Milo Gjukanoviçit është sulmuar jo thjesht ngaopozita proserbe por edhe nga kisha, kryepeshkopi serb në Malin e Zi. Bëhetfjalë jo thjesht për një përplasje politike mes palëve por një përplasjegjeostrategjike. Opozita në Malin e Zi është proserbe, është interes direkt shqiptarqë në Malin e Zi të fitojnë forcat proeuropianedhe proeuroatlantike.
Pak vite mëparë në Malin e Zi desh filloi lufta civile sepse opozita proserbe nuk donte qëMali i Zi të anëtarësohej në NATO.Përtej gjestit të Ramës që duket bizar, qëflet në serbisht dhe mbështet Milo Gjukanoviçin, besoj se këto janë zgjedhje qëmë shumë sesa përfaqësimi i shqiptarëve me një deputet më shumë apo më pak, rëndësika që Mali i Zi si vend fqinj me Shqipërinë të ruajë trajektoren e tijeuroatlantike. Prandaj unë e shoh me më pak rezervë dhe pakënaqësi apo skandalkëtë deklaratë të kryeministrit Edi Rama.
Sot kishimnjë deklaratë të dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës që u bënëthirrje shqiptarëve të votojnë për partitë shqiptare aty. Por këto nuk janëzgjedhje vendore. Por një deputet më shumë apo një deputet më pak nëparlamentin me 81 vende në Malin e Zi nuk ndikon shumë për faktorin shqiptar. Erëndësishme është që forcat proatlantike të triumfojnë dhe ato proserbe. Ka disaditë që në Malin e Zi zhvillohet protesta që i organizon kisha serbe" thaai në një intervistë me skype për Rtv Ora.
Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen me 30 gusht.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana