BE: Kosova të respektojë ligjin dhe kushtetutën për mandatin e Gjykatës Speciale

Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe për mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Gjykata speciale në Hagë), deklaroi per Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri.

“Këtu përfshihet respektimi i të gjitha dispozitave në ligj dhe kushtetutë, që në mënyrë të qartë e përcaktojnë mandatin dhe punën e Gjykatës Speciale të Kosovës”, tha ajo.

Massrali i ka bërë këto deklarata ku është përgjigjur në pyetjen sesi e komenton BE-ja propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Gjykatës speciale.

Sipas propozimit të Thaçit drejtuar Kuvendit të Kosovës, nga 24 gusht, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Lexo edhe: Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara në Hagë