Murati: Siç dimë kur Rama shkon në ndonjë fshat të humbur dhe pi dhallë, duhet të dimë dhe kur flet në telefon me Ministrin grek

Negociatat midis Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve detarë do të rifillojnë së shpejti.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë së shpejti Tiranën për të diskutuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare.

Ndërkohë, gjatë një debati parlamentar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje.

Gazetari, Erl Murati, thotë se edhe pse ende nuk ka një draft konkret kjo është një aspiratë e hershme e Greqisë.

Erl Murati:Kryeministri grek gjatë debateve në parlament për ratifikimin e dy marrëveshjeveme LIbinë dhe Italinë ka paralajmëruar se do të zgjerohen 12 milje në detin Jondhe së shpejti do të ketë një vizitë të Ministrit të Jashtëm grek në Tiranë përkëtë çështje. Nuk kemi një draft akoma por vetëm një deklaratë publike.

Kjo është njëaspiratë e hershme e Greqisë për të zgjeruar detin nga 6 milje në 12 milje. Nësekjo bëhet në zbatimin të Konventës së të Drejtës së Detit, teorikisht do tëduhet të kishte implikime me vendet kufitare.Konventa sanksionon se çdo shtetka të drejtë ta shtrirë detin e tij territorial deri në 12  milje nga bregu. Këtë ka bërë Shqipëria në1970.Problemi me Greqinë është se ka një implikim specifik në detin Egje, jo nëAdriatik.Ka një rezolutë të parlamentit turk të 1995 që sanksionon shprehimishtqë nëse Greqia do të shpallë detin territorial 12 milje do të nisë lufta.

Por deklaratat e kryeministrit grek mbi zgjerimin ekufijve detare duket se shkojnë përtej Shqipërisë.

Erl Murati: Ky ështënjë implikim jo thjesht dypalësh mes Greqisë dhe Shqipërisë por shumëpalësh, përfshinedhe Italinë por sidomos Turqinë që është në një moment tensioni mjaft të madhnë detin Egje.Të gjithë ekspertët ndërkombëtarë thonë se nëse në detin Egje,Greqia do të shtrihet 12 milje, ajo do të zotërojë 79% të Egjeut lindor dhesipas pretendimeve të palës turke Egjeu lindor do të shndërrohej në një liqengrek. Ky është gjithë konflikti dhe përplasja midis palëve.Nuk besoj se Greqiado të guxojë të shkojë deri në këtë pikë.Por shtrirja në Jon nga 6 në 12 miljesjell implikime me qeverinë turke por nuk duhet të na lërë dhe ne indiferent.Nësezbatohet Konventa e të Drejtës së Detit Greqia ka të drejtë ta shtrijë detinterritorial atëherë kur distanca është më e madhe se 24 milje midis dybrigjeve. Nëse distanca është më e vogël atëherë nevojitet një marrëveshje.Brandajështë bërë gjithë kjo zhurmë gjatë dekadës së fundit.

Për Rtv Ora, Murati thotë se ka mungesë informacioni mbimarrëveshjet e nënshkruara me Greqinë.

Erl Murati: Saherëka çështje të ndjeshme të marrëdhënieve dypalëshe qoftë me Greqinë apo shtete tëtjera, ne i marrim vesh nga mediat e huaja. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sanksiononqë caktimi i kufijve detarë, i zonës ekskluzive ekonomike dhe të shelfitkontinental duhet bërë në mënyrë të ndershme. Është një problem i koklavitur jothjesht në kufirin shqiptaro-grek, por shikoni dhe tensionet mes Greqisë dheTurqisë për shkak se ishujt grekë shtrihen thellë pranë gjireve të vendeve tëtjera. Ishuj pranë Korfuzit janë shumë pranë territorit shqiptar dhe quhenterritor grek.

Në këtë linjë shkon edhe telefonata e kryeministrit Ramame kryediplomatin grek që u zbulua vetëm nga ky i fundit.

Erl Murati: Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edi Rama dhe zëvendësministri Gent Cakaj duhet të bëjnë transparencë. Nuk pretendojmë të dimë detajet e marrëveshjes hap pas hapi, por veprimet diplomatike duhet ti marrim vesh. Nëse kryeministri shkon në një fshat të humbur të Shqipërisë dhe pi dhallë me ata fshatarët aty po kështu ne duhet ta dimë kur ai ose vartësit e tij kanë folur në telefon me homologët e shteteve fqinje.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana