"Laje laje porsi rosa", Monika Kryemadhi kërcen, gatuan, lan tenxhere e tepsi në kampin e LRI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2020, 21:09
Ashtu si çdo vit, LRI është zhvendosur në kamp në Jalë.
Aty janë bërë pjesë disa të rinj nga i gjithë vendi por jo vetëm.
Mes tyre nuk ka munguar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila shfaqet si kurrë më parë.
Jashtë kostumit të politikanes, Monika Kryemadhi në këto video ekskluzive që disponon oranews.tv shfaqet duke gatuar mes të rinjve, lan enët, këndon këngë nga popullorja tek moderja si edhe luan volejboll.
Znj. Krymadhi mesa duket po i shijon këto ditë, larg Tiranës dhe zhurmës së politikës.