Maliq, breshëri dëmton mollët

Rreth 40 % e prodhimit të mollës në fshatrat e Bashkisë Maliq përllogaritet të jetë dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu zonën pasditen e së martës. Në disa fshatra dëmi arrin deri në 80 %, çka për fermerët do të thotë falimentim.

Këtopamje (shiko videon) tregojnë stuhinë e breshërit që përfshiu pasditen e sëmartës disa zona në Devoll që shkaktoi dëme të mëdha në bujqësi e frutikulturë.

Nëfshatrat njësisë administrative Progër, fermerët thonë më shumë se 80 % eprodhimit të mollës u dëmtua.

‘’Janë dëmtuar mollët, 5% mund të kenë shpëtuar.’’

Njëpjesë e prodhimit ishte gati për t’u vjelur dhe breshëri sipas fermerëve e kadëmtuar në masën që nuk mund të nxirret në treg.

Mundësiae vetme ngelet shitja për qëllim përpunimi, por kjo për fermerët do të thotëhumbje.

Atapranojnë se mungesa e kulturës së sigurimit të prodhimit tashmë i vendos në njësituatë të vështirë ndaj kërkojnë mbështetjen e qeverisë.

Nërast të kundër thonë se ky do të jetë viti i falimentimit.

‘’Ne shkojmë drejt falimentimit se për mot veç shpenzimeve kemi dhe kostot.’’

Në tëgjithë Bashkinë e Devollit dëmi i shkaktuar nga bresheri ne pemëtoret me mollëpërllogaritet në 40 %, por të dhënat nga verifikimi i dëmeve nuk janë zyrtare.

‘’Jemi në proces verifikimi për të gjithë fermerët. Në lidhje me masën e dëmtimit do njoftojmë institucionet përkatëse.’’

Pemtariaështë sektori kryesor ku është bazuar puna e fermerëve të shumë fshatrave tëDevollit, por pas breshërit për ta asgjë nuk është më e sigurtë.