Mobilimi i bibliotekave: Bashkia Tiranë tendera me 'flamur të kuq'

Përmobilimin e tre bibliotekave, bashkia e Tiranës kishte parashikuar një fond limitprej 6.4 milionë lekësh të reja pa TVSH.

Prokurimime objekt ”Mobilim i Bibliotekave të Qytetit”, i ndarë në tre lote u shoqëruadhe me akuza përsa i përket lotit të dytë të saj, ku ndërtesa ku ishtebiblioteka që do të mobilohej, do të shembej për shkak të dëmeve nga tërmeti.

Pas këtyredenoncimeve ky lot është anuluar me argumentin se kjo ka ndodhur “për shkaqe qëdalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme nëkohën e fillimit të procedurës së prokurimit”.

Megjithatë,procesi vijoi për lotin e parë dhe të tretë.

Përmobilimin e bibilotekës në njësinë administrative numër dy, u shpall fituesekompania Erzeni/SH me një vlerë prej 1.8 milionë lekësh.

Sipasdokumenteve, bëhet e ditur se pjesëmarrëse ka qenë dhe kompania M.Lezha por menjë ofertë më të lartë.

Përlotin tjetër, kanë marrë pjesë tre kompani, sërish Erzeni.Sh dhe M.Lezha poredhe kompania Buna. Kjo e fundit e skualifikuar pasi për mobilimin ebibliotekës në njësinë numër 6 nuk paraqiti ofertë. Në përfundim rezulton se këtërradhë është M.Lezha e cila shpallet fituese.

Njëtjetër tender i hapur së fundi është dhe mobilimi me pajisje orendi përshkollat me një vlerë prej 73 milionë lekësh. Sipas të dhënave të APP fitueserezulton Erzeni/SH.

Sipasnjoftimit të fituesit bëhet e ditur se pjesëmarrëse kanë qenë 4 kompani, treprej të cilave janë skualifikuar dhe në garë ka ngelur vetëm një operator qëautomatikisht është shpallur dhe fituesi.

Kytender është shoqëruar edhe me flamurin e kuq nga Open Data me shëniminskualifikim i të gjithë operatorëve konkurues përveç fituesit.

Tenderate bashkisë së kryeqytetit jo në pak raste janë shoqëruar me flamurin qësinjalizon sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhjeme praktika korruptive dhe mosrespektim të ligjeve anti-korrupsion.