U shpërthen granata duke luajtur, humb jetën fëmija në Gramsh, plagoset tjetri
Dy fëmijë të mitur, 5dhe 6 vjeç janë plagosur aksidentalisht duke luajtur me një granatë të vjetër,ku fatkeqësisht 6 vjeçari për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Siman në Gramsh.
"Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.
5-vjeçari i mbetur ilënduar nga shpërthimi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe potransportohet drejt Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deri me tani policia po heton por nuk ka asnjë person te shoqëruar.