Zjarri shkrumbon skafin në Vlorë, shpëtojnë turistët, plagoset drejtuesi

Një skaf është djegur pasditen e sotme në zonën e plazhit në Vlorë, shumë pranë triportit të dytë të Vlorës. Skafi ka marrë flakë në mesin e detit dhe në të ka pasur turistë.

Disa turistë rrezikuan jetën në bregdetin e Vlorëspasi skafi me të cilin kishin dalë në det shpërtheu në flakë.

Mjeti lundrues ka pasur në bord disa turistë qëfatmirësisht kanë arritur të zbresin pa pësuar dëmtime nga flakët.

Por i plagosur ka mbetur drejtuesi.

“Në orën 19:20, në Triporttë Vlorës, shtetasi A.B., 57 vjeç, në momentin e ndezjes së mjetit të tijlundrues, dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë ngaflakët duke e dëmtuar atë” njoftoi policia.

A. B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës,më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit tëTraumës Tiranë.

Ora News ka siguruar pamjet nga djegia e skafit.

Zjarrëfiksja u përball me vështirësi për shuarjen e flakëve përshkak dhe të kapacitetit të lartë të benzinës që gjendej në të, plot 500 litra.

Skafi u shkrumbua nga zjarri.

Skafi duke u djegur
Skafi duke u djegur
https://youtu.be/g8MtVwz37k0