Qeveria dështoi, PD: Asnjë shkollë e dëmtuar nga termeti nuk është rindërtuar
Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se ka dështuar me rindërtimin e shkollave të shkatërruaranga tërmeti.
Ish-deputeti, Gent Strazimiri, nga Durrësi tha se u premtua se nënëntor do të kenë përfunduar të gjithë shkollat, por asgjë nuk është gati përnisjen e vitit të ri shkollor.
Gent Strazimiri: Ndodhemi përpara rrënojave të shkollës“Qemal Mici” në lagjen 16-të të qytetit të Durrësit. Ndodhemi këtu për tëdenoncuar faktin që vetëm pak ditë para fillimit të procesit mësimor, shkollaështë ende në themele.
Në tabelën që sqaron projektin, sipaspremtimit të qeverisë shkolla do të duhej të mbaronte brenda 147 ditësh. Nuk kaasnjë shans që të mbarojë brenda afatit për të filluar vitin shkollor dhe nukka asnjë shans të mbarojë gjithashtu edhe në nëntor siç ka thënë kryeministri.
Porlajmi nuk është ky.
Mashtrimete kësaj qeverie, premtimet e Edi Ramës të cilat nuk mbahen apo që kalojnëthjeshtë për të bërë një shoë televiziv, nuk po bëjnë më lajm në këtëvend.
Lajmitashmë është shëndeti i fëmijëve të Durrësit, sepse kjo nuk është e vetmjashkollë. Janë 27 shkolla të qytetit më të goditur nga tërmeti i vitit tëkaluar, të cilat praktikisht sot mbeten pa proces mësimor. Edhe sikurse procesimësimor të fillojë, nuk kuptohet se si do të mund të rregullohen dhe të mbrohennga pandemia COVID, dhe si do të aplikohen masat anti-Covid.
Me njëplan nga ministria e Arsimit, kaotik dhe praktikisht të parealizueshëm edhe nëkushte normale, edhe sikur këto 27 shkolla të kishin qenë ende në këmbë dhe tërikonstruktuara tashmë, në këto kushte në të cilat ndodhemi, ku shkollat janëtërësisht të rrënuara dhe ajo pjesë e mbetur e shkollave gjysëm e shkatërruardo të duhet të përballojë të gjithë fëmijët e Durrësit, edhe teorikisht masat eashtuquajtura për mbrojtjen anticovid, të përpiluara në planin e kaotik tëministrisë së Arsimit janë krejtësisht të parealizueshme.
13mijë fëmijë të shkollave dhe kopshteve që do të duhet që më datë 14 shtator tëfillojnë procesin mësimor dhe të shkojnë në institucionet publike tashmë tëshkatërruara.
Nukdiskutohet fakti që është disa herë më i lartë çmimi nga çdo të mund tëndërtohej një shkollë, nuk diskutohet më fakti i vonesës, nuk diskutohet mëfakti i korrupsionit brenda projektit me paratë e BE-së, çështja kthehet tekshëndeti i fëmijëve.
Kush imbron fëmijët e Durrësit në këto kushte, në këtë papërgjegjshmëri qeveritare,me këtë papërgjegjshmëri kryeministrore, me këtë kaos që ka ngjallur Ministriae Arsimit me masat Anti-Covid.
Fëmijëte Durrësit, 13 mijë prej tyre, janë në kushtet që duhet të sistemohen medistancim fizik, me dezinfektim dhe me çdo masë tjetër që do të duhej të merrejteorikisht shkolla shqiptare, janë të detyruar të futen të gjithë në atoshkolla gjysëm të shembura që ende kanë mbetur.