Shefi Zjarrfikësve Shkodër: Të ndalohen bombolat 5 litra, rrezik serioz për jetën

Bombolat5 litërshe të gazit duhet të nxirren nga përdorimi. Propozimi vjen ngazjarrfikësit e Shkodrës, pas disa rasteve ku këto bombola janë kthyer në rrezikserioz për jetën e njerëzve. 

Shërbimi zjarrfikës në Shkodër kërkon ndalimin epërdorimit të  bombolave të gazit 5litërshe, pasi ato po kthehen në rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

AgronDibra:"Kemi një problematikë me bommbolat 5 kilogramëshe, janë bombola kampingupër tu përdor një herë në vit dhe jo për tu përdorur çdo ditë."

Rasti më i fundit u shënua të hënën, ku njëbombol e tillë shpërtheu në garazhin e njëbanese.

AgronDibra:"Bombolat e gazit 5 kilogram të kampingut bëj thirrje urgjentisht që tëhiqen nga qarkullimi. Bombolat e tjera duhet të blehen, ndërrohen apo mbushen nëpikat e licencuara dhe të kolaudimit."

Shpërthimet e bombolave të gazit në vazhdimësi kanëshkaktuar ngjarje të rënda, por ndërgjesimi mes përdoruesve ende mbetet i ulët.

Agron Dibra: "Absolutisht është e ndaluar mbushja e bombolave në karburante, jo vetëm nga ana ligjore por nuk ka siguri.Qytetarët akoma nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun dhe akoma vazhdojnë ta mbajnë një bombol për 20 vjet pa u kolauduar, duke rrezikuar jetën."

Pak vite më parë, institucionet nisën një aksion përkontrollin e tregimit të gazit për përdorim familjar.

Por mbushja e bombolave të gazit pranë karburantevembetet ende fenomen i pranishëm në vendin tonë.