Meta: Grushti migjenian ndaj malit që s'bzan është ende një kryesimbol

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 82-vjetorin e ndarjes ngajeta të poetit kombëtar Migjeni, mesazhet e të cilit janë aktualë edhe sot.

Në një postim në facebook, Meta ka zgjedhur të kujtojë veprën e poetit me një analizë të një tjetër personaliteti tjetër të rëndësishëm që nuk jeton më.

Meta: Në 82-vjetorin e kalimitnë përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si ipaharruari Moikom Zeqo, mund t'i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e fortatë kryeveprave të Tij:

“O, si nuk kam një grushttë fortë” – kjo thirrje e apostrofuar e Migjenit është e shumëkuptimshme.

Migjeni flet për një grusht shpirtëror ndaj së keqes shekullore,prapambetje e mendësisë së gurëzuar...

Sa intelektualë shqiptarë, fatkeqësisht, turpërisht, përsëritënservilizmin ritual, duke përdhosur kështu vetveten.

Mali që s’bzan!

Sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, ështëkorrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë,përdhosja e moralit...

Grushti Migjenian ndaj malit që s’bzan, është ende njëkryesimbol.

Të plogëtit, le të vegjetojnë, në kalbësirën e tyre morale,kundërmuese, sulfurike, fosilizuese, vetëshkatërruese përfundimisht, fatalisht.

Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyenkohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore. Konstrukton shpresën.Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore".