Lagjet e harruara të Vlorës, banorët: Investimet si “nusja që mbulohet me vello”

Rruga 1 Maji në Vlorë është kthyer në gangrenë për banorëte lagjes.

Edhe pse vetëm 4 km nga qendra e qytetit, banorët ankohense investimet aty mungojnë prej gati 3 dekadash.

Mungesa e mirëmbajtjes dhe papërgjegjshmëria e vetëqytetarëve e kanë lënë lagjen në errësirë gjatë natës.

"Jemiankuar gjithmonë, asnjë nuk vjen ta shikojë se çfarë problemesh ka kjo lagje,absolutisht jo. Natën këtu nuk kalon dot. Ndriçimi është vendosur një herë kurishin votimet dhe më nuk është prekur me dorë në këtë lagje. Vijnë dhe bëjnëpremtimet, por asnjë gjë. Kemi vajtur dhe këtu tek rajoni por kryetarja këtu kathënë se nuk kemi fonde për lagjen dhe këtu nuk bëhet fjalë fare tani për tani", shprehet banorja

Banorët thonë se në vazhdimësi kanë kërkuarndërhyrje, por pa rezultat.

"Saherë që ka shira, përmbytemi. Bashkia me kryetar Lelin shikon Lungomaren,Radhimën, ndërsa lagjet e Vlorës janë si lagjet e xhunglës. Janë si puna e asajnuses "Kur i hidhet velloja mbulohen të gjitha".Jemi ankuar tekportali që jam përmbytur. Kam proçes-verbalet 2013- 2015, asnjë kokërr leku shpërblim"

"Kam 20 vite në Itali. E kam lënë këtë rrugë kështusiç është dhe më vjen keq kur e gjej prapë kështu siç është. Jam shumë i pakënaqur",shprehet banori.

As në buxhetin e vitit 2020, Bashkia e Vlorës nuk kapërcaktuar asnjë fond për infrastrukturën e lagjes 1 Maji.