Topalli refuzon "kandidimin" në PD
Komsioni i filtrimit të kandidatëve në Partinë Demorkatike, ka përmbyllur të mërkurën fazën e parë të emrave të propozuar nga struktura për deputet dhe kryetar bashkie.
Burimet pranë Rtv Ora thanë se nga rreth 3 600 kandidatë, komisioni i ngritur ka vendosur që vetëm një mijë të kalojnë në fazën e dytë. Këtyre emrave të përzgjdhur ju ka dërguar formularin e vetëdeklarimit për ta plotësuar.
Krahshumë emrave të rinj, e vetmja ish zyrtare e lartë e PD-së që njhet si kritikee Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është përfshirë në këtë listë.
Komisionii ka kërkuar Topallit të plotësojë formularin që lidhet me CV-në e saj, eksperiencën, miqtë e kolegët, sikusht për të vazhduaar fazën e dytë të proçesit për zgjedhjen e kandidatëve përdeputet.
Topalli nuk e ka plotësuar atë dokument, dhe nuk ka gjasa që një gjë e tillë të ndodhë.
E kontaktuar nga mediat, ajo ka deklaruar se Lulzim Basha e ka shkatërruar dhe përçarë Partinë Demokratike dhe kjo nuk mund të rregullohet me formulare.
“ Lulzim Basha duhet të largohet nga kryetari i partisë. Menjë drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pakomisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”, kashkruar Topalli.