Tragjike: U futën për tu larë në det, mbyten babë e bijë në Durrës

Një ngjarje tragjikeka ndodhur në zonën e bregdetit në Rrushkull të Durrësit pasditen e kësaj të mërkureku dy persona, babë e bijë, janë mbytur në rrethana ende të paqarta.

Policia tha se rreth orës 18:00 shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe vajza e tij 9 vjeçe M.B janë futur për tu larë në det.

Gjatë qëndrimit në ujë ka ndërruar jetë 44 vjeçari, ndërsa e mitura është dërguar në spital ku ka gjetur vdekjen pas disa minutash nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë shkuan nëvendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat u mbytën babëe bijë.

Informacioniparaprak i policisë

Më datë26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dheshtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë),  dyshohet se janë futur duke u larë në det, epër pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet nëspital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=s2QHtDJuL6s&feature=youtu.be