Fier: Kultivoi kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 57-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2020, 15:00
Specialistëtpër Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier evidentuan dhe goditën njëtjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Një57-vjeçar është arrestuar pasi kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës sëtij.
‘’Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Zhupan, Fier, në oborrin e banesës së shtetasit F. T., 57 vjeç, kanë kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike canabis sativa’’, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
(Foto ilustruese)