Negociatat për detin/ Ministri i Jashtëm grek vizitë në Tiranë, Mitsotakis: Do zgjerojmë kufijtë detarë

Negociatat midis Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve detarë do të rifillojnë së shpejti. Për këtë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë së shpejti Tiranën për të diskutuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare. Ndërkohë, gjatë një debati parlamentar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje.

Evendosur në presion nga konflikti me Turqinë, qeveria greke synon t’i mbyllëmarrëveshjet e përcaktimit të kufijve detarë me vendet fqinje. Kryeministrigrek Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia synon të zgjerojë ujërat e sajterritoriale në Detin Jon nga gjashtë në 12 milje. Duke folu në parlament,Mitsotakis tha se së shpejti qeveria do të paraqesë edhe ligjin për zgjerimin ekufijve në Detin Jon.

Mitsotakisinformoi gjithashtu deputetët se ministri i Jashtëm Nikos Dendias do tëvizitojë së shpejti Tiranën për të diskutuar marrëveshjen e kufijve detarë meqeverinë shqiptare. Të matën vetë Dendias njoftoi në Twitter se i kishtetelefonuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, me të cilin bisedoi përmarrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen në rajon.

"Në respekt të konventës për Ligjin e Detit dhe zbatimin e vijës së mesit aty ku distanca midis dy brigjeve është më vogël se 24 milje, Greqia synon t’i zgjerojë ujërat territoriale nga gjashtë në 12 milje,” tha Mitsotakis.

Deklaratate tij në Parlament u bënë gjatë debatit për miratimin e marrëveshjeve tëpërcaktimit të kufijve detarë me Italinë dhe Egjiptin, të cilat kreu i qeverisëi quajti me rëndësi historike. Të dyja këto marrëveshje do të votohen tëenjten.

Greqiaprej kohësh është në konflikt me Turqinë për kufijtë detarë në Mesdheun Lindor,pasi të dy vendet pretendojë sovranitetin midis disa rajone gazmbajtëse.

Turqiaështë shprehur e vendosur për të mbrojtur të drejtat e saj dhe ka kërcënuarAthinën edhe ushtarakisht. Kjo mosmarrëveshje mes palëve bëri që në ndihmë tëGreqisë të radhitet Bashkimi Europian dhe ShBA-ja.

Aktualishtnë Mesdheun Lindor kanë filluar manovra të përbashkëta ushtarake, midisGreqisë, ShBA-së, Francës dhe Qipros.

Lexo edhe: Ministri i Jashtëm grek telefonon Ramën: Folëm për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon