Drogë dhe armë në rrethe, 7 persona në pranga

Kultivimi i lëndëve narkotike në zonat malore është konfirmuar tashmë strategjia e re e prodhuesve të drogës, ndërsa policia ka intensifikuar kontrollet.  7 persona përfunduan në pranga në disa operacione, ku u sekuestruan drogë, armë e municione.

Katërpersona u arrestuan në Korçë për kultivim të lëndëve narkotike dhe shpërdorimdetyre ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Nëpranga u vunë Muhamet Shaholli, 22 vjeç, Elvis Shaholli, 20 vjeç, Ilirjan Zaçe,20 vjeç ndërsa në kërkim u shpall një 18-vjeçar, të cilët në bashkëpunimkultivonin kanabis në fshatin Polenë e Vjetër.

IlirjanZaçe, ndërkohë kishte mbjellë lëndë narkotike edhe pranë shtëpisë.

Përkëtë policia vuri në pranga  kryeplakun efshatit Voskop, Oltian Shaholli për "Shpërdorim detyre".

Ndërkohëdrogë e armë u sekuestruan gjatë një operacioni në Vlorë ku u vu në pranganjë-26 vjeçar.

I prangosuri në kuadër të operacionit të “Befasia” është Andrea Dhiamandi  banues në lagjen “Hajro Çakerri”.

Nëbanesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioniluftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Nëmat, një 53-vjecar u arrestua nga Policia pasi kishte nisur kultivimin elëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kurdari.

Policiae Beratit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar të shpallur në kërkim.

26-vjeçariështë dënuar nga “Gjykata e Apelit Vlorë” me 4 muaj burg për “Prodhim dhembajtje pa leje e armëve të ftohta”.

NëDurrës, tre persona u proceduan penalisht për krime mjedisore.