Në grupe kriminale dhe të dënuar për vrasje e drogë, 6 persona do deklarojnë pasurinë

​OperacioniForca e Ligjit ka zbarkuar në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ku u kërkon deklarimine pasurisë 6 personave të dënuar për vrasje e drogë.

Personatqë duhet të deklarojnë pasurinë janë:

• Eldi Çala, banues në Elbasan,  i dënuar për veprat penale ''Vjedhja me armë'', ''Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'';

• Klement Çala, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

• Luan Kokomani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• Përparim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

•Durim Bermuça., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• Arian Plaku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këtaindividë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’idërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

​OFLështë në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse përvendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara ngakrimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personaveqë janë subjekt i Ligjit Special.