Udhëtuan nga Shqipëria drejt Italisë, 12 shqiptarët pozitiv me Covid-19

Pas kryerjes së tamponit në aeroportin e Perugias, 12persona të kthyer nga Shqipëria në Itali kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të infektuarit kanë udhëtuar me të njëjtin fluturim ngaTirana ditën e dielë më 23 gusht dhe janë identifikuar gjatë kontrolleve tëkryera në aeroport, ku nga të gjitha fluturimet e mbërritura nga vende tëndryshme, 20 persona kanë rezlutuar pozitive e 12 prej tyre i përkasinudhëtimit nga Shqipëria.

Tamponë të detyrueshme për çdo person që nga Shqipëria hynnë territorin e rajonit të Umbrias, është një nga urdhëresat e fundit të  firmosura pak ditë më parë nga guvernatorja ekëtij rajoni Donatella Tesei.

Disa vatra infektimi në këtë territor i përkasin personavetë kthyer nga Shqipëria. Fakt që ka shtyrë autoritetet shëndetësore lokale tëkërkojnë kryerjen e tamponeve dhe për personat që vijnë nga vendi ynë, edhe psenë nivel kombëtar Shqipëria është në listën e vendeve që kërkohet vetëm njëkarantinim i besueshëm për 14 ditë.

"Nga analizimi i të dhënave të fundit të pandemisë nërajonin e Umbrias është verifikuar se 80% e rasteve pozitive i përkasinpersonave që janë kthyer nga një udhëtim jashtë rajonit. Nuk mund të lejojmë qëpër pakujdesi pesonale të penalizohet një komunitet i tërë"-shprehetkëshilltari komunal për shëndetin Luca Coletto.

"Gjithashti ai shtoi se duhet të garantojnë shëndetinpublik të territorit dhe me nisjen e vitit të ri shkollor, prandaj kanë kërkuartampone të detyrueshme për të gjithë ata që kthehen nga një udhëtim ngaSpanja,  Malta, Kroaci , Greqia eShqipëria.