Nesër vendimi i Apelit, Avokati: Pasuria e Ylli Ndroqit 100 % e ligjshme
Do të jepet nesër vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit lidhur me sekuestron e pasurive të presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi mes tyre dhe 2 televizioneve RTV Ora dhe Ora News.
Zoti Ndroqi kërkon shfuqizimin e vendimit të shpallur më 1 gusht nga Shkalla e Parë dhe heqjen e sekuestrove të 26 pasurive. Ankimimi u shoqërua me 6 fashikuj voluminozë që vërtetojnë se pasuria e klientit të tij, Ylli Ndroqi është 100 % e ligjshme.
Gjykata nga ana e saj kërkoi kohë të njihet me provat dhe vendimi është shtyrë të jepet nesër në orën 09:30 minuta.
Pas daljes nga seanca avokati, Alban Qafa tha se i ka demonstruar gjykatës provat që vërtetojnë se pasuria nuk ka asnjë burim parash të dyshimta.
Alban Qafa:" I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Është 100% pasuri e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta me prova jo e jo që nuk ka por as indicia që njeh ligji i antimafias Pjesa më e madhe e tyre janë të krijuara me financim nga bankat, aktiviteti tregtar, duke nisur nga Ora News i cili është 100% i blerë me bankë.
Kemi depozituar si kontratën e kreditimit nga banka si dhe suiftin, paratë siç kanë kaluar nga Raiffaisen kanë kaluar në llogarinë e shitëses së televizionit.
Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi, është aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996.
"Të gjitha aktivitetet tregtare dhe bizneset e tij janë kontrolluar nga tatimet ndër vite, dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka rezultuar pa probleme. Ia demonstruam gjykatës të gjitha."
Prova te reja - Avokati deklaroi se Apelit i kanë vendosur në dispozicion dhe prova të reja.
Alban Qafa: Depozituam një provë të re që ne nuk e kishim gjatë kohës që depozituam ankimin. Vetë administratori i caktuar nga shteti, i Agjensisë për Trajtimin e Pronave të Sekuestruara, ka marrë informacion nga Raiffaisen për mjetet e Ora News janë lizing.
Se si mund të sekuestrohen mjetet me lizing, kur vetë e ka konstatuar edhe vetë administratori i caktuar nga agjensia."
Nga ana e saj Prokuroria është shprehur se janë në fazën fillestare të hetimeve dhe nuk ka një analizë të mirëfilltë financiare sepse nuk është një ekspert financiar.
Alban Qafa: "Nëse caktohet, dhe do kryhet verifikimi nga ana e prokurorisë, si për pronat që janë krijuar ,me kreditim nga bankat 100%, dhe për aktivitetet tregtare. Do të verifikohen nga prokuroria, pasi regjistrimi i procedurimit është bërë më 21 korrik, ka qenë një periudhë për ta dhe do vazhdojnë punën e tyre."
Nuk ka asnje arrestim ne Itali- Avokati nënvizon se Zoti Ndroqi nuk ka asnjë arrestim në Itali dhe për këtë janë depozituar edhe provat konkrete.
Alban Qafa: Përsa i përket këtij pretendimi, depozituam dhe një kopje të pasaportës të zotit Ylli Ndroqi para trupit gjykues. Pretendohet se është arrestuar në shkurt të 2015 që është dhe si për barsoletë, vendimi i masës së arrestit është lëshuar në Milano në 2006, është shfuqizuar në vitin 2010. Me një vendim të shfuqizuar në 2010 se si mund të arrestohet një person në 2015, vetëm ata që e kanë shkruar mund ta dinë. Me vendim të shfuqizuar nuk mund të mbahet askush në burg. Zoti Ndroqi në periudhën shkurt ka qenë në Mynih, në mars ka qenë në Moskë dhe në korrik ka qenë në SHBA. Nuk ka asnjë arrestim, sepse nuk arreston shteti italian me një vendim të shfuqizuar në 2010.
Nuk ka asnjë dokument nga Italia ku thotë se zoti Ndroqi ka qenë i arrestuar. Ka vetëm një shkresë të Interpol Tirana që thotë ka qenë i arrestuar në Itali, por jo Italia. Fashikulli i prokurorëve në italisht është i përkthyer. Ka vetëm shkresën e Interpol Tirana që pretendon së është arrestuar. Minstria e Italisë nuk thotë që është arrestuar ndonjëherë zoti Ndroqi. Nuk di që në Itali të jetë arrestuar dikush me vendim të shfuqizuar 5 vjet më pas. Mbase në kohën e Enverit por nga 1991 e këtej nuk dimë të ketë ndodhur."
Lexo dhe: Avokati: Ylli Ndroqi nuk i fshihet drejtesise. Kemi nje mal me prova