Lezhë: Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar në kushtet eflagrancës nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e PolicisëLezhë.

Shtetasi E.V u ndalua pasi kishte kryerparakalim tëgabuar në aksin Lezhë-Mabë.

Në momentinqë punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosninmasë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikishtpunonjësen e Policisë.

‘’Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi  për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë’’, informon policia.

Pasndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë tëtyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambinetet e Komisariatit tëPolicisë Lezhë ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi nëflagrancë për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit tëpolicisë së rendit publik".

Materialethetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime tëmëtejshme.