Braktis mjetin me 12 emigrantë dhe bën kallëzim të rremë, arrestohet 37-vjeçari nga Tirana

Një 37-vjeçar nga Tirana u arrestua në kuadërtë operacionit policore të koduar ‘’Perimetri’’.

Më datë 23.08.2020, forcat e policisë e kanëlokalizuar shtetasin V.SH në fshatin Cangonj, Devoll, duke drejtuar mjetin tip“Ford” dhe janë vënë në ndjekje të tij ku i kanë bërë me shenjë të ndalonte,por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua meshpejtësi.

‘’Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve V. Sh., kundrejt fitimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Më pas shtetasi i mësipërm, është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë pranë organeve të rendit, se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që ky shtetas kishte marrë me qira’’, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Strukturat përHetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim mePolicinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, Komisariatin ePolicisë Devoll dhe Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kallëzimi i rremë”.

(Foto ilustruese)