Ballsh: Naftëtarët 'marrin me forcë uzinën', nesër takim me përfaqësues të kompanisë
Naftëtarët e Ballshit hynë me forcë dhe mbajtën për disa orë nën kontroll rafinerinë e përpunimit të naftës gjatë një proteste për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës. Ata i liruan ambientet vetëm pasi drejtuesit e policisë negociuan një takim me përfaqësuesi e kompanisë që ka marrë përsipër të rivërë në punë uzinën.
Naftëtarëte Ballshit hynë dhunshëm në ambientet e rafinerisë së përpunimit të naftës pasnjë proteste për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës
Rojet e uzinës tentuan t’i ndalojnë, por nuk i bënë ballë zëmërimit të punonjësve që për disa orë morën në dorë ambientet e punës ku kanë prej vjeshtës së kaluar që nuk rikthehen.
“Të bisedojmë me krerët e sindikatës që të rikthehemi në grevën e urisë. Ne të vdekur jemi s’kemi cfarë të humbasim" tha një naftëtar
Ai ka dhe një thirrje drejtuar Ramës: "Të negociojë me Europën të na lërë kufijtë hapur dhe të qeshet të kënaqet kur unë me 6 vjecarin do të udhëtoj në emigrim për bukën e gojës”
Prejaty dolën vetëm pasi drejtuesit e policisë u negociuan një takim me përfaqësuestë firmës që ka marrë përsipër të rivërë në punë uzinën e naftës.
Tensionetnisin ndërsa policia shoqëroi për disa orë kreun e sindikatës, Sokol Dautaj icili pasi u la i lirë u rikthye sërish tek protestuesit ndërsa u dëgjua tek idha një ultimatum përfaqësuesve të kompanisë
Naftëtarët e Ballshit në vazhdimësi kanë protestuar për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në uzinë, arsye për të cilat zhvilluan edhe një grevë urie disa ditore.
Katër muajt e fundit nuk kanë marrë fare pagë, përveç pagës së luftës, ndërkohë kanë detyrime të prapambetura ende të pamarra për të cilat kanë hapur procese gjyqësore.