Shqiptari alarmon dhe mbyll stacionin policor në Omonia, rezulton me Covid
Një i arrestuar shqiptar ka vënë në alarmpolicinë në stacionin e policisë në Omonia, Athinë.
Shqiptari duhej të dërgohej në SpitalinSotiria, pasi mendohej se ai mund të ishte pozitiv përkoronavirusin.
I riu shqiptar, i cili ishte arrestuar papasur dokumentet e nevojshme të qëndrimit në Greqi, iu nënshtrua një testi dhesipas rezultateve u diagnostikua pozitiv për koronavirusin.
Ndërkohë, gjithë policia e departamentit uinformua për rastin dhe u morën të gjitha masat e mbrojtëse të përcaktuara.
Menjëherë ndërtesa e stacionit policor u mbylldhe dezinfektua i gjithë rajoni policor.
I riu nuk ishte vetëm nën arrest dhe kishtekontakte me të arrestuarit e tjerë që pritet të testohen për virusin.
Ai u fut në karantinë 14-ditore, gjithashtu u futën në karantinë edhe 4 oficerë policie të departamentit Omonia dhe dy nga departamenti i Exarcheia që ishin përfshirë në transportin e tij për në spital.