Tiranë, 26-vjeçari bie nga pallati në ndërtim te Kodra e Diellit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2020, 22:28
Një punëtor ndërtimi ka rënë nga një pallat në zonën eKodrës së Diellit në Tiranë.
26-vjeçari është dëmtuar në kokë, por ndodhet nëspital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë20.08.2020, rreth orës 20:16, tek "Kodra e Diellit", në një pallat nëndërtim, duke punuar, është dëmtuar lehtë në kokë punëtori shtetasi Nj.Sh., 26vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen nëvendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjesku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.