Meta: Selam Musai personifikim i shpirtit luftarak të popullit të Tepelenës e gjithë Labërisë
PresidentiIlir Meta i pranishëm në Tepelenë ka nderuar me një kurorë me lule bustin eSalam Musait.
Metapërmes një postimi në Facebook shkruan se Musai është i shpirtit luftarak tëpopullit të Tepelenës e gjithë Labërisë.
Meta: Sotnë Tepelenën fisnike të burrave të rëndë sa mali, të krenarisë, trimërisë epatriotizmit të pashoq, por dhe bukurive të ashpra natyrore, në këtë kala tëpamposhtur të lirisë, që e ka shkruar me gjakun e bijve të saj më të mirëhistorinë e lavdishme të kombit shqiptar.
U përula me nderim e respekt para jetës dhe veprës të Selam Musait, legjendësdhe personifikimit të shpirtit luftarak të popullit të Tepelenës e gjithëLabërisë, simbolit frymëzues dhe të paharruar të Luftës kombëtare të Vlorës.
“E ç'u nise more nga Drashovica
E Selam labi, labi hajde trim o lule
O me treqind e ca more komita
E lule more Selam lule
E ç'e zure topin more nga gryka”