Elbasan: I rrahu vajzën, babai kap 18 vjeçarin e rreh dhe e mban peng për disa orë

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se përndiqte një vajzë të mitur.

Në pranga po ashtu është vënë edhe babai i vajzës, Astrit Kushi i cili bashkë me dy persona të tjerë e kanë dhunuar të riun dhe e kanë mbajtur peng për disa orë në një makinë 18-vjeçarin që i përndiqte vajzën.

Më vonë nga blutë e Elbasanit është bërë edhe arrestimi i dy personave të tjerë Oliger Kushi dhe Gent Sharra të cilët ndihmuan të atin e të miturës

Mësohet se Astrit Kushi, eshte punonjës i burgut Peqin dhe dy personat e tjerë e kanë marrë 18-vjeçarin në automjet dhe e kanë dhunuar pranë lumit Shkumbin.

"Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.

Arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë." informoi policia e Elbasanit.