Elbasan: Lagjia Skënderbej pluhur në verë e baltë në dimër
Lagjia “Skënderbej” në Elbasan, është ndër lagjet e mëdha të Elbasanit, porbanorët atje vuajnë mungesën e investimeve.
Ato ankohen se infrastruktura e degraduar po u vështirësonjetesën. Ata thonë se investimet serioze mungojnë, ndërsa denoncojnë se bëhen vetem punë me qëllime elektorale.
"Asnjëherë nuk është vënë dorë dhe kur vihet dorë bëhet punë shumë e dobët. Këto janë rrugë elektorale, janë rrugë sa për t'i hedhur hi syve njerëzve", thonë banorët
Infrastruktura rrugore është problematika që u vështirësonjetën banorëve cdo ditë.
"Kur kalon këtu ka shumë pluhur. Gjatë dimrit ka pellgje të mëdha me ujë dhe kur kalon me makinë të vështirësohet udhëtimi pasi ka gropa të mëdha në rrugë", shprehen banorët
Gropat në rrugë krijojnë probleme për drejtuesit e mjeteve dhe rrezik për këmbësorët.
"Kjo rrugë mund të jetë edhe burim aksidentesh. Nuk ka asnjë kryqëzim apo vijëzime në rrugë, asnjë sinjalistikë. Këtu kalojnë makinat dhe ndihemi të rrezikuar", thonë banorët
Banorët e lagjes thonë se ndjehen të harruar.
"Ka 15-16 vite që nuk është vënë dorë në gjithë këtë lagje. Nuk është investuar asnjëherë këtu"
Shqetësuese është edhe pastrimi i lagjes ku plehrat janë të hedhura kudo dhe pastrimi i tyre bëhet shumë rrallë..
