Rihapja e shkollave, PD: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e nxënësve
Më pak se 4 javë nga nisja e fillimit të vitit të ri shkollor, Partia Demokratike deklaron se ende nuk ka një plan të detajuar për mënyrën se si do të organizohet mësimi. PD përmes ish-deputetes Albana Vokshi u shpreh se qeveria nuk ka dhënë asnjë fond shtesë për menaxhimin e kësaj situate në arsim.
Ministria e Arsimit njoftoi këtë të martë sedo të hapen të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në shtator.
Megjithatë brenda kësaj jave ministria eArsimit pritet që të publikojë një plan të detajuar për mënyrën e organizimit tëmësimit online dhe në distancë.
Ky vendim është komentuar edhe nga PartiaDemokratike, e cila përmes ish-deputetes Albana Vokshi, deklaron se qeveria nukka marrë asnjë masë financiare për fillimin e vitit të ri shkollor.
''Vendimi i qeverisë për rihapjen e shkollave pa marrë asnjë masë paraprake dhe pa shtuar asnjë qindarkë në fondin e buxhetit të arsimit është sa i papërgjegjshëm, aq edhe i rrezikshëm. Me sa turne do të zhvillohet shkolla dhe sa të gjata do të jenë orët e mësimit? Ndarja në turne dhe ulja e numrit të nxënësve në klasë do të kërkojë rritjen e numrit të mësuesve. Masat antiCOVID lidhen së pari me higjienën, por në shkollat tona nuk ka ujë të rrjedhshëm.''
Vokshi gjithashtu u shpreh se ende 4 javë ngafillimi i shkollës, ende nuk është detajuar plani i organizimit të mësimit, PDsjell në vëmendje edhe problemin eshkollave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
''Pas shembjes së 106 shkollave kanë ngelur pa ambiente mësimore rreth 12 mijë nxënës në Tiranë, Durrës, Krujë, Kavajë dhe Lezhë. Askush nuk di ku do të shkojnë këta nxënës dhe ku do të japin mësim mësuesit e këtyre shkollave.''
Sipas pyetësorit të vënë në dispozicion për mësuesit, prindërit dhe nxënësit, 87 për qind e tyre kanë zgjedhur mësimin në klasa si mënyrën më të mirë.