Meta: Të mësojmë nga politika maqedonase e të kthehemi në shina
Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vlerësuarfinalizimin e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut,si një tjetër hap pozitiv për forcimin e demokracisë dhe përparimin ereformave.
Përmesnjë postimi në Facebook, shkruan se politika shqiptare duhet të mësojë nga ajomaqedonase dhe të kthehet në shina sa më parë, duke nisur me respektimin emarrëveshjes së 5 qershorit.
Postimi i presidentit Meta në Facebook
Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.
Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.
Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera.