Katër kriza dhe një përgjigje shqiptare

Në Maqedoninë e Veriut, shqiptari si kryeministër nuk ështëmë temë tabu: një storie suksesi që mund të jetë prijëse në tolerancë, madje jovetëm në Ballkan Perëndimor

1.

Ç’kanë të përbashkët bisedat për koalicionin e ardhshëm qeverisës në Maqedoni, protestat në Bjellorusi, marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe takimi mes kryeministrit Hoti e presidentit Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë në fillim-shtator?

Çdonjëra prej tyre është zhvillim më vete dhe ndikon në vendin ku zhvillohet, por si do të zhvillohet, do të ketë ndikim më të gjerë dhe nuk është pra çudi që do t’i prekë shqiptarët. Dhe mënyra se si reagojnë shqiptarët flet shumë për ta vetë.

Ja si.

2.

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut duhet të jetëshqiptar.

Formulimi i kësaj fjalie tingëllonte si një pikë e lartë efushatës zgjedhore, ndërsa tash pas zgjedhjeve dhe ndërsa zhvillohen bisedatpër koalicione me mandatarin, kryeministrin e deritanishëm Zaev, duket si njëpozicion i fortë negociator. Në rrethana të bashkimit politik të shqiptarëve,gjasat nuk do të ishin të vogla, në fakt, që Maqedonia e Veriut të kishte njëkryeministër shqiptar dhe jodomodoshmërisht nga partitë shqiptare. Në bisedimetmes Z.Zaev dhe A.Ahmetit, dhe përkundër mosbashkimit të faktorit shqiptar,megjithatë, u gjet një formulë që në njëqind ditët e fundit të Qeverisë që poformohet, kryeministri të jetë i propozuar nga BDI-ja, pra nëse propozohet si itillë, të jetë shqiptar.

Është një ngjarje e madhe për t’u shënuar. Para dyzetvjetësh, kushdo të kishte folur publikisht për nevojën që kryeministri iMaqedonisë të ishte shqiptar, do të shkonte drejt në burg si nxitës inacionalizmit shqiptar. Para tridhjetë vjetësh, do të akuzohej se po do t’iafusë thikën Maqedonisë në kohën kur po zhbëhet Jugosllavia. Para njëzet vjetësh,do të merrte përgjigje se Maqedonia duhet të ndahet në pjesë shqiptare emaqedonase dhe pastaj shqiptarët le ta bëjnë kryeministrin në territorin e vetmes Tetovës e Gostivarit, e maqedonasit do ta kishin të vetin. Para dhjetëvjetësh, nga partitë me shumicë maqedonase sërish do të ngrihej zëri për‘projektin shqiptaromadh’. Sivjet ishte temë bisede mes partive politike dheobjekt marrëveshjeje.

Formulimi i fjalisë se ‘Kryeministri i ri i Maqedonisë sëVeriut duhet të jetë shqiptar’ ka gjetur kundërshtarë të natyrshëm.Kundërshtari i njërit pol është logjika e thjeshtë: pse jo të jetë një person iaftë, pse duhet të përcaktohet nacionaliteti? Kundërshtari i polit krejtësishttjetër pastaj është: pse duhet të jetë shqiptar, kur shumica në shtet nuk ështëshqiptare?

Pyetjet janë identitare dhe janë zhvilluar në shoqëri tëtjera, madje me traditë të gjatë demokratike. Në SHBA dilema e sotme eMaqedonisë së Veriut- por nëpërmjet të një sistemi tjetër zgjedhor - u vendosme presidentin Obama. Me të u vendos një standard i ri në barazi racore kuredhe zezaku, si pjesë e një pakice tradicionalisht të shtypur, merr përkrahjene shumicës. Një trend i këtillë po vazhdohet edhe në zgjedhjet e tanishmeamerikane, me përfshirjen e Kamala Harris, si kandidate demokrate përnënkryetare të SHBA-ve. Në zgjedhjet e kaluara, të njëjtën gjë u përpoq tabënte Hillary Clinton, në atë që konsiderohet ‘pakicë politike’, pozicioni igrave.

3.

Nëse dikur rishfaqet e njëjta dilemë - për kryeministërshqiptar - zgjedhja e presidentit Obama mund të ndihmojë në dhënien epërgjigjeve ndaj kundërshtarëve në Maqedoninë e Veriut. Pra, me zgjedhjen e tiju vendos një standard i ri i barazisë në Amerikë; po, s’do mend se u zgjodh njënjeri i aftë, por në mesin e shumë të aftëve, ishte mu zgjedhja e Obamës qëtregoi tejkalimin e barrierave tradicionale racore në këtë vend. Dhe, po, mundtë zgjidhet president edhe një person që nuk i përket shumicës.

S’do mend, analogjia nuk do të mund të jetë e plotë, nëse jopër faktin se një personalitet si Obama ende nuk është paraqitur as ndërshqiptarë e as maqedonas. Por, më me rëndësi se analogjia është rëndësia emomentit të pjekurisë së një shoqërie, siç është ajo e Maqedonisë së Veriut, nëtë cilën çështja e zgjedhjes a jo të një kryeministri shqiptar nuk ështëproblem tabuje, por pjesë e debatit të sajimit të numrave për një shumicëqeverisëse.

Dhe, ky moment nuk ka ardhur vetvetiu.

Është produkt i një fitoreje të një koncepti të stabilizimittë Evropës me besim në vlerat liberale.

Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, që ndërpreu luftën në atëqë atëherë quhej Republika e Maqedonisë, u hartua me idenë e një procesievolutiv që do të krijojë mundësinë për afirmim të barazisë në kushtedemokracie. Qe një proces i cili hodhi poshtë, në masë të madhe në sajë të vetëshqiptarëve, ndarjen territoriale të vendit në baza etnike. Qe një proces icili integroi palët që deri dje kishin luftuar në një ecje të paprecedent:gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, në mesin e përfaqësuesve të shtetit maqedonaskishte dhe ish-kryengritës shqiptarë. Njëri prej tyre qe kryetar i Kuvendit tështetit. Një rrjedhë normale nesër do ta prodhojë edhe një kryeministërshqiptar.

Kisha nderin në atë kohë të bashkëpunoja me Arben Xhaferindhe Ali Ahmetin, të cilët u bashkuan në Prizren dhe vazhduan së bashku për nëmarrëveshjen politike në Ohër. Ata kishin parasysh dimensionin e gjerë,implikimet gjithëshqiptare dhe regjionale që përmbanin vendimet e tyre. Dhe, sipjesë e vetëdijshme e vendimeve të tyre ishte ndërlidhja ‘M-M’, pra Maqedoniadhe Mitrovica. Ndarja e Maqedonisë do të hapte rrugën për ndarjen e Kosovës munë urën e Mitrovicës dhe anasjelltas, një politikë integrimi në Maqedoni do tëintegronte edhe tërësinë tokësore të Kosovës.

Për Ali Ahmetin, që sot zhvillon negociata për Qeverinë e redhe që ka inicuar idenë e kryeministrit eventual shqiptar, ky duhet të jetë njëmoment krenarie, nëntëmbëdhjetë vjet pas, se si një proces evolutiv, përkundërtë gjitha pengesave, po jep rezultatet e veta.

4.

Maqedonia ka qenë pikë kritike që nga Marrëveshja e Ohrit.Janë disa faktorë që nuk e duan suksesin e Maqedonisë së Veriut dhe që tëgjithë përbashkohen te një pikë: ideja e prishjes së modelit të demokracisëliberale, posaçërisht në një shtet multietnik i cili e ka gjetur rrugën e vettë ndërtimit të kohezionit.

Maqedonia e Veriut ka treguar dhe ka mundësi të dëshmojëedhe më tej se është model pozitiv i konsolidimit demokratik shtetëror, pjesë eshtrirjes euro-atlantike, përballë modelit të pengimit të kësaj shtrirjeje, qëe bën në radhë të parë Rusia me veprimet operative të Serbisë në Kosovë, e tëudhëheqjes serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Në atë model konsolidimi demokratik shtetëror, Maqedonia eVeriut vendosi edhe një presedencë pa bërë shumë bujë. E la si të legjitimuarmarrëveshjen që një ditë, qoftë edhe në njëqinditëshin e fundit të mandatitqeverisës, Maqedonia e Veriut ta ketë një kryeministër i cilijodomosdoshmërisht i përket shumicës etnike të vendit, gjegjësisht njëkryeministër që është shqiptar.

Ndërsa të gjithë atyre që avokojnë ndarje territoresh në baza etnike, si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, u la një mësim se integrimi funksionon.

Shkrimi u publikua ne Koha.net/ (Ky është i pari prej katër shkrimeve. Nesër: Shenja kineze që nuk u lexua)