Arrestohet 55-vjeçari në Tepelenë, kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë

Një 55-vjeçar është arrestuar në fshatin Vasjar të Tepelenës pasi kishte kultivuar disa rrënjë kanabis sativa në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar sishtetasi Albert Beta.

Ndërkohë, policia po heton në gjendje të lirëdjalin e tij, Eriol Beta.

Aksioni i befasishëm u ndërmor nga Komisariati i Policise së Tepelenës mbështetur edhe nga Sektori i Antidrogës në Policinë e Gjirokastrës.

(Foto ilustruese)