Punëtori gjendjet i pajetë në një pallat në ndërtim e sipër

Një punëtor 39 vjeçar është gjetur i pajetë në një pallat në ndërtim e sipër.

Ngjarja është regjistruar sot (19 gusht) rreth orës 09: 18 minuta tek zona e "Medresë" në Tiranë.

Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, informoi sot policia e Tiranes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.