Covid-19: Zvicra fut në listën e zezë Shqipërinë, heq Serbinë

Zvicra ka përditësuar listën e shteteve, tëcilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë sëCoVid-19.

Sipas autoriteteve helvetike, duke filluar ngadata 20 gusht, në listën e zezë do të shtohen 12 shtete, duke përfshirë edheShqipërinë.

Kjo nënkupton që shtetasit shqiptarë dhe tëvendeve të tjera të listuara, privohen nga lëvizja e lirë drejt Zvicrës dheanasjelltas.

Qeveria e Bernit vlerëson se në bazë tëraportit epidemiologjik 6 shteteve të tjera u hiqen kufizimet, në mesin e tëcilave edhe Serbisë.

Pas dy ditësh emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë në Zvicër por janë me prejardhje nga rajonet në administrim të shtetit serb, mund të vijnë lirshëm në vendlindjen e tyre për pushime të verës, pa pasur nevojë për PCR test negativ apo karantinë 14 ditore.