Shkodër/ Pranon vrasjen e shokut të ngushtë: Qëllova makinën, nuk e dija që Gledis ishte aty

I penduar dhe në gjendje të rënduar psikologjike është paraqitur para policisë Stjuart Smakaj, 23 vjeçari që vrau aksidentalisht shokun e tij të ngushtë, ish futbollistit të Vllaznisë Gledis Kraja .

Duke pranuar krimin e ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit, ai ka deklaruar para grupit Hetimor se objektivi i tij ishte Denis Halili, pas një sherri për një vend parkimi.

23 vjecari ka theksuar se nuk e dinte që miku i tijishte në zonën drejt të cilës qëlloi plot 18 plumba me një armë të modifikuarnë mënyrë artizanale.

"Kam qëlluar në drejtim të makinës, ku ishte Denisi, por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe e kam vrarë gabimisht”

E gjitha kishte nisur më herët kur 23 vjecari dhevëllai i tij më i madh Sebastian Smakaj janë përfshirë në debatpër parkimin e një kamionit që u kishte sjellë disa mobilje të porosita ngafamilja.

I riu mësohet ka deklaruar në polici se gjatësherrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës sëdezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjëarmë

Ndaj dhe është ngjitur me shpejtësi në katin e dytënë pallatin ku banonte dhe ka e ka sulmuar i pari.

Ndërsa Denis Halili që i shpëtoi sulmit ka deklaruarse kur ka ikur në drejtim të makinës, atë e ka ndjekur nga pas shtetasi GledisKraja që të mos futej brenda në mjet.

"Jam larguar me shpejtësi dhe jam shtrirë në tokë për ti shpëtuar plumbave. Duke ikur kam parë se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë."

Ndërkohë në kërkim mbetet Sebastian Smakaj, vëllai i autorit të vrasjes.

https://youtu.be/cW-AEYHMp-I