Pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, do deklarojne pasurinë 2 shkodranë
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar nëqytetin e Shkodrës, ku u kërkon deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar sitë përfshirë në organizata kriminale.
Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janështetasit:
Sirjan Alija, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i stukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
Safet Rustemi, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.