Policin e komisariatit 4 e kapin me 2 sirianë në makinë, po kthehej nga Pogradeci
Një punonjës policie është arrestuar për dhënie ndihme përkalim të paligjshëm të kufirit
Arrestimi në flagrancë i policit të komisariatit PolicisëNr. 4 Tiranë u krye mbrëmjen e 18 gushtit 2020, rreth orës 23:40.
24 vjeçarim me inicialet G.H akuzohet për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".
Burimet thanë se efektivi ka qenë duke udhëtuarme automjetin e tij personal, kur është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit tëPolicisë Pogradec në dalje të qytetit.
“Ky shtetas duke udhëtuar me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në dalje të qytetit. Nga kontrolli ka rezultuar se me automjetin e tij po transportonte dy migrantë sirianë, të cilët i ka marrë në dalje të qytetit të Bilishtit për t'i dërguar drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh.“ informon ministria e Brendshme.
Nga kontrolli ka rezultuar se oficeri me automjetin e tij po transportonte dy migrantë sirianë, të cilët i ka marrë në dalje të të Bilishtit për t'i dërguar drejt Tiranës.
Sipas hetimeve, efektivi i policisë e ka kryer këtë veprim kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh nga klandestinët që u kapën në automjetin e tij
Pas arrestimit të efektivit të policisë, kolegët kanë ushtrua kontroll në automjet ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga efektivi, karta ID, patenta, pistoleta TT, 450 euro, 10 mijë lekë, 3 telefona celularë.
Zona e Korçës dhe Pogradecit konsiderohet si një rrugë kalimi për klandestinët nga vendet e linjes të cilët hyjnë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë dhe më pas, udhëtojnë në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë drejt BE-së.