Tirana pas shiut, qytetarët: Paguajmë taska por gropat i mbushim vetë me zhavorr

Reshjet e një nate më parë kanë nxjerrë në pah situatën alarmante të rrugëve. Në lagje, por dhe në akse kryesore, gropat janë mbushur me ujë dhe baltë. Drejtuesit e mjeteve përmes 'Ora News', theksojnë se përballë taksave që paguajnë, shërbimi që u jepet është minimal.

Ka mjaftuar vetëm shiu i rënë në mesnatë qërrugët e kryeqytetit të përmbyten.

Në mëngjes, bizneset e nisën punën për largimine dherave që u solli para dyerve vërshimi i ujit.

Drejtuesit e automjeteve duke u ankuar për vështirësitënë rrugë, theksojnë koston që përballojnë me taksat që paguajnë.

''Këtu është problemi se kjo rrugë me gropa, me kanale, ka vite që qëndron kështu. Këtu janë qindra makina që paguajnë taksa, ku shkojnë gjithë këto fonde ku këtu nuk ecet dot?''

Por, ndonëse në qendër uji u tërhoq shpejt, nëshumë akse u rishfaqen gropat që mbushen nga uji.

''Shiko çfarë gropash. A mund të qarkullohet këtu? Ne paguajmë gjithë ato lekë.''

Rruga ''Sul Alla'' pas reshjeve të një nate mëparë, është thuajse e pakalueshme.

Pellgje me ujë dhe baltë përpara dyerve tështëpisë është panorama që të ofrohet në këtë aks.

Shiu arriti deri në oborrin e shtëpisë sëdisave, pasi puseta e rrugës kryesore nuk funksionon.

''Dëmin më të madh në këtë rrugë e shkakton një pusetë që ndodhet te rruga kryesore. Ajo është e bllokuar. Kam marrë zhavorrin e kam mbyllur dhe ka hyrë uji në oborr.''

Banorët shprehen se janë ankuar porinstitucionet vetëm i kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës.

''Kam qenë në Sauk jam ankuar dhe kanë thënë e ka bashkia, nuk e kemi ne. Kanë qenë të bashkisë, kanë thënë do e rregullojmë.''

Edhe rruga ''Fuat Toptani'' duket qartë që nukka qenë në vëmendje të bashkisë së Tiranës.

Edhe në zonën e ''Astirit'' drama vazhdon.

Këto janë vetëm një pjesë e rrugëve, të lëna në harresë, ndërsa shumë të tjera presin vëmendjen jo vetëm të medias por sidomos të bashkisë.

https://youtu.be/0nOt8XlduOI