Policia zbarkon në Fushë Krujë për zbulimin e parcelave me kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2020, 09:50
Forcat të shumta policie kanë zbarkuar sot në mëngjes në Fushë Krujë.
Pranë stacionit policor është vërejtur një prani e madhe e policëve. Burimet thonë se do të ndërmerret një operacion për kontrollin e të gjithë malësisë së Krujës për të idetifikuar parcela me kanabis.
Kohë më parë kryepleq të fshatrave të malësisë së Krujës por dhe vetë kreu i njësisë administrative të kësaj zone janë proceduar penalisht për këtë çështje.