SPAK pushon hetimet ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, pretendohej se po merrte kokainë
Prokuroria e Posaçme ka pushuar hetimet për kryebashkiakune Bulqizës, Lefter Alla. Hetimet për të nisen kryesisht, pas publikimit tëvideos ku pretendohet se Alla shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, të llojitkokainë.
Hetimet u drejtuan nga prokurori i SPAK EnedNakuçi i cili pas disa muaj verifikimesh ka vendosur t'i pushojë ato meargumentin se nuk janë gjetur dhe vërtetuar elemente te vepres penale ndajkryebashkiakut.
Çështja e regjistruar ndaj kryebashkiakutsocialist bazohej ne nenin 283 te kodit Penal, konkretisht për shitje, marrje,dhe mbajtje te substancave narkotike.
Alla iu nënshtrua disa analizave nga kurezultoi se nuk ishte konsumues i lendës narkotike.
Gjithashtu ekspertimit iu nënshtrua edhe videoe publikuar në media.
Ne reagimet e tij, Lefter Alla pretendoi sevideo është montuar dhe se po përdorejpër ta shantazhuar. Po pavarësisht vendimit të prokurorit do të jetë gjykataajo që do të vendosë nëse do tapranojë apo jo pushimin e çështjes.
Dosja pritet të dorëzohet në gjykatë në muajinshtator.