Kapet në Hanin e Hotit i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje, u arratis në 1997-tën
Kapet në PKK Hani i Hotit një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot,është dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të “Vrasje me dashje përmotive të dobëta”.
“Falëbashkëpunimit dhe shkëmbimit tëinformacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit "Fast" me strukturathomologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe paskoordinimit të veprimeve me shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit ubë e mundur kapja dhe prangosja e 61 vjeçarit nga Fushë Arrëz, Pukë. Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot,Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, është dënuar me burgim të përjetshëm.”– njofton policia.
Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes.
Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene, por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.
Falë bashkëpunimit të Njësisë së Posaçme të Kërkimit"Fast", me strukturat homologetë vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor informacion përardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në pikën e kalimit kufitar ka dhënëgjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në prangapas verifikimeve të hollësishme.
Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për t’i kapur.
